LAJMI I FUNDIT:

Allegri nuk heq dorë nga dëmshpërblimi nga Juventusi, çështja po bëhet më serioze

Allegri nuk heq dorë nga dëmshpërblimi nga Juventusi, çështja po bëhet më serioze

Shkarkimi i Massimiliano Allegrit dy javë më parë mund t’i kushtojë shumë Juventusit.

Trajneri italian ka tronditur drejtuesit e Zonjvs së Vjetër me kërkesat për para pas shkarkimit.

Allegri, nëpërmjet avokatit të tij, u ka kërkuar bardhezinjve 14 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme.


Çështja mes Allegrit dhe Juventusit mund të përfundojë në gjykatë, bëhet fjalë për miliona euro
Lexo po ashtu Çështja mes Allegrit dhe Juventusit mund të përfundojë në gjykatë, bëhet fjalë për miliona euro

Ish-trajneri i Livornos dhe Milanit ka kërcënuar se do të çojë çështjen në gjykatë, teksa nga ana tjetër klubi bardhezi ka refuzuar kërkesën e ish-trajnerit, duke e cilësuar të tepruar kërkesën e tij për 14 milionë euro.

Negociatat pritet të vijojnë sërish në ditët e ardhshme, me drejtuesit e Juventusit që synojnë të ulin sa më shumë shifrën e pretenduar nga Allegri dhe stafi i tij, të cilët kanë kontratë deri në fund të sezonit me bardhezinjtë.

U kërkoi para për ndërprerjen e kontratës, Juventusi refuzon kërkesën e Allegrit
Lexo po ashtu U kërkoi para për ndërprerjen e kontratës, Juventusi refuzon kërkesën e Allegrit

Massimiliano Allegri u shkarkua dy javë para fundit, pas një shpërthimit ndaj gjyqtarëve, drejtorit sportiv Giuntoli dhe drejtorit të gazetës torineze ‘TuttoSport’, në përfundim të finales së Kupës së Italisë ndaj Atalantës.

Në vendin e teknikut bardhezi pritet të emërohet Thiago Motta, i cili ka ndërprerë bashkëpunimin me Bolognën dhe është drejt zyrtarizimit në stolin e Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Ndërkombëtare
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Sport
Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Premier League
Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Serie A
Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori