LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Gara për titull nuk mbyllet as pas ndeshjes me Interin, do të jetë një ndeshje emocionale, teknike dhe taktike

Allegri: Gara për titull nuk mbyllet as pas ndeshjes me Interin, do të jetë një ndeshje emocionale, teknike dhe taktike

Trajneri i Juventusit, Max Allegri, ka thënë se gara për titull të Serie A nuk ka përfunduar dhe nuk përfundon as pas ndeshjes të së premtes kundër Interit.  

‘Derbi i Italisë; zhvillohet në Stadiumin Allianz dhe nis nga ora 20:30.

“Nesër do të jetë një ndeshje e bukur dhe e rëndësishme, është Derby d’Italia”.


“Pavarësisht renditjes në tabelë, do të jetë me siguri një mbrëmje interesante e futbollit mes dy ekipeve që, së bashku me Milanin, kanë bërë histori në futbollin italian”.

Massimiliano Allegri (Foto: Getty Images)

“Është një lojë e rëndësishme nga pikëpamja emocionale, teknike dhe taktike, kështu që ne duhet të jemi sa më të përgatitur që të jetë e mundur”.

“Do të përballemi me një skuadër që është rritur shumë”.

“Së bashku me Napoli, ata janë rivalët më të mëdhenj të Juventusit në këtë moment. Megjithatë, duhet të vazhdojmë udhëtimin tonë me shumë qetësi”.

“Juve nuk e kanë vrarë kampionatin. Duhet ende një rrugë e gjatë për ta fituar. Cancelo në të majtë? Do ta shohim, edhe pse nuk është caktuar ende”.

“Rivalët tanë luajnë vetëm për vendin e dytë? Absolutisht jo sepse Ancelotti me të drejtë thotë se Napoli ka një shans të madh”.

Juventus (Foto: Getty Images)

“Ne gjithashtu duhet të përballemi me dy rivalët tanë, Interin dy herë dhe pastaj ndeshjen e dytë kundër Napolit, kështu që janë nëntë pikë dhe hendeku mund të mbyllet. Ende ka shumë ndeshje për tu luajtur”, ka thënë Allegri në konferencë për shtyp.

“Emre Can? Ai është kthyer në skuadër dhe ai madje mund të luajë. Bentancuri nuk është në gjendje të mirë, kështu që do të vendos gjatë ditës”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori