Max Allegri është i dëshpëruar me golin e katërt të pësuar, pasi sipas tij me 0-2 do të kishte gjasa për ndeshjen kthyese. 

Bianconerër pësuan dy herë nga Ronaldo dhe një herë nga Marcelo në ndeshjen e humbur në shtëpi.


“Nëse luan kundër skuadrave të tilla duhet të kesh edhe fat me një lojtar si Ronaldo që ta ketë natën e keqe. Ishim pasiv dhe statik në golin e parë, ndërsa luajtëm mirë për një orë”.

real juventus 1 Modric ishte dominues në mesfushë, Foto: Getty Images

“Humbëm me rezultat 3-0, por skuadra luajti mirë për 60 minuta, por i mungoi freskia në fund. Luanim kundër skuadrës që e ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve në katër vitet e fundit”

“Kishim raste që të barazonim. Jam i dëshpëruar për golin e tretë, pasi me 2-0 do të kishim provuar që të riktheheshim”.

“Tani duhet të fokusohemi në pjesën e mbetur të sezonit, pasi kemi Scudetton dhe Kupën e Italisë”.

real juventus 2 (Foto: Getty Images)

“Nuk kam asgjë për tu thënë lojtarëve, pasi humbën ndaj sulmuesit më të mirë në borë dhe paguan disa gabime që i bën”.

“Duhet ta mbajmë kokën lartë të luftojmë në Serie A dhe të shkojmë në Madrid që ta bëjmë lojën tonë”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

telegrafi sport app