LAJMI I FUNDIT:

Alkent Pozhegu, mbajtësi i tri rekordeve Guinness

Alkent Pozhegu, mbajtësi i tri rekordeve Guinness

A keni menduar ndonjëherë që ta filloni një hobi për ta kaluar kohën e lirë?

Personazhi jonë i sotëm e ka filluar hobin e tij para 10 vitesh, kurse sot, me të ka arritur të bëhet rekordmen i trefishtë botëror. Hobi i tij? Portrete të punuara me fara.


E tëra kishte filluar me disa punime, që i ka dhuruar, që të njoftohen me punën e tij.

E tashmë Alkent Pozhegu, ka thyer 3 herë rekordin Guinness, për Mozaikun më të madh me fara. Për këto mozaike atij i duhet shumë kohë dhe përkushtim, e po ashtu dhe shumë sasi të farave që përdor në to.

“Disa punime kam realizuar, nuk më kujtohet saktë se cili ka qenë i parë, mirëpo mund t’i përmend disa personazhe, qe iu kom bo dhuratë, Shkëlzen Jetishi ndër të parët, e Mimoza Kusarit, dhe ka qenë një fillim i rrugëtimit tim, ti bëj disa punime dhe ti dërgoj për dhuratë. Kanë qenë tre punime që jam certifikua me rekord të Guinness, tri projektet me përmasa të mëdha. Punimi i parë ka qenë mozaiku i futbollistit Ronaldo dhe Messi, e dyta me figurën e Rita Orës dhe e fundit me Donald Trump.’’, ka thënë Pozhegu.

Alkenti, vazhdon me punime të tjera të shumta. Së fundmi ai ka mbajtur një ekspozitë në Tiranë, dhe po ashtu ka bërë edhe një portret të Presidentit të Amerikës, pikërisht në ditën e zgjedhjeve.

Përveç portreteve, ai realizon edhe peisazhe të ndryshe, që sipas tij, janë më të vështira, për shkak se duhet të përdorë më shumë ngjyra në to. Përveç dhuratave dhe mozaikëve me dimensione të mëdha, ai bën edhe punime më të vogla për të gjithë ata që e pëlqejnë këtë lloj pune.

“Kam edhe disa punime të tjera që kam punuar para disa javësh, portretin e Dua Lipës, Angelina Jolie, që i kam realizuar në ekspozitën që e kam pas në Tiranë. Para disa dite kam realizuar edhe presidentin e ardhshëm të SHBA-ve shpresoj, Joe Biden, që ka qenë në ditën e zgjedhjeve atje. Publiku e gjykon në mënyrë pozitive shumë punën time, dhe është një shtysë shumë e madhe për mua.’’, u shpreh Alkenti.

Edhe pse ka tashme tre rekorde në Librin e Rekordeve Guinness, ai në të ardhmen synon ta thyej edhe rekordin e katërt, e çfarë do të përgatisë këtë radhë, mbetet të shihet. /RTVDukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori