LAJMI I FUNDIT:

Aliyev fiton mandatin e katërt radhazi si president i Azerbajxhanit

Aliyev fiton mandatin e katërt radhazi si president i Azerbajxhanit

Presidenti autoritar i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka fituar në zgjedhjet e parakohshme presidenciale, të cilat i bojkotuan partitë kryesore opozitare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se Aliyev ka fituar 86 për qind të votave, nga 94 për qind të votave të numëruara. Sipas këtij organi, dalja në zgjedhje ka qenë 74.5 për qind.


Kështu, Aliyev ka fituar mandatin e katërt radhazi. Organizata Human Rights Watch ka thënë se në votimet e 11 prillit nuk ka pasur “zgjedhje të qëndrueshme” për votuesit.

“U jam mirënjohës njerëzve që kanë votuar për arritjet dhe sukseset tona”, ka thënë Aliyev në një paraqitje televizive, menjëherë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake.

“Njerëzit kanë votuar për stabilitet, siguri dhe zhvillim”, ka thënë ai.

Partitë opozitare nuk morën pjesë në këto zgjedhje dhe kanë bërë thirrje për bojkot, duke thënë se zgjedhjet do të manipuloheshin.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Natiq Mammadov, ka hedhur poshtë pretendimet se ka pasur mashtrime në zgjedhje, duke i thënë agjencisë së lajmeve Turan, se raportimet për shkelje zgjedhore “janë gënjeshtra”.

Por, në kamerat e vetë këtij organi, që transmetonin online, janë kapur pamje ku punëtorët zgjedhor në qytetin Kurdamir, kanë ndërruar kutitë e votimit, me kuti që dukeshin që kishin dyfishin e votave, raporton Rel.

Opozita në Azerbajxhan, por edhe qeveritë Perëndimore dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, kanë kritikuar qeverinë e Aliyevit për persekutim të mediave të pavarura, gazetarëve, politikanëve opozitarë dhe aktivistëve.

Aliyev, 56-vjeç, udhëheq me Azerbajxhanin që prej se babai i tij ka vdekur më 2003.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori