Nga 40 qytetarë që kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin e Ferizajt pas shpërthimit të bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj, tani po trajtohen vetëm pesë – përfshirë edhe një fëmijë.
Ata kanë djegie të lehta dhe pas tretmanëve pritet që të lirohen edhe ata për në shtëpi.
Derisa 18 të lënduarit që anë në gjendje më të rëndë po trajtohen në QKUK.
Meqë në Kosovë ka mungesë të shërbimit mjekësor që po kërkohet në këtë rast, kryetari i Komunës Agim Aliu, ka thënë se janë vënë në kontakt me Presidencën e Turqisë për të lehtësuar trajtimin e atyre pacientëve që mund të kenë nevojë.
“Ne jemi në pritje të vlerësimeve profesionale të Këshillit Mjekësor, i cili është duke parë gjendjen nga afër dhe në varësi të përfundimeve që bën ai do të jenë edhe reagimet institucionale, pra të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Aliu.
“Gjendja e pacientëve është e rëndë dhe si e tillë kërkon reagim edhe emergjent dhe ai duhet të jetë i bashkërenduar që të mos humbet koha. Ne si institucione po koordinohemi se në rast se kemi një vendimi për dërgim jashtë vendit të jemi të gatshëm. Kemi mungesë të këtij shërbimi në shëndetësinë tonë dhe përderisa mungon një shërbim i tillë sigurisht që Këshilli vendos që trajtimi të bëhet jashtë vendit”.
Aliu ka thënë se shumica prej të lënduarve kanë qenë klientë të restorantit ku ndodhi shpërthimi, por ka pasë edhe të tjerë të lokaleve afër dhe kateve – deri në atë të katërtin – të ndërtesës mbi lokalin meqë shpërthimi kanë qenë i fuqishëm.
Ai po ashtu tha se deri më tani Policia e Kosovës në Ferizaj ka thënë se ka qenë shpërthim i bombolës së gazit dhe se nuk ka ndonjë pistë tjetër të dyshimit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aplikoi për kredi në emër të një personi tjetër, arrestohet 34-vjeçari nga Dibra
Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Ai ka bërë një sërë deklaratash post-traumatike
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre