Roma e ka hedhur poshtë ofertën e parë të Real Madridit  për portierin Alisson.

Javën e kaluar Monchi u takua me klubin spanjoll dhe ua përsëriti se portieri nuk është në shitje.


Braziliani megjithatë është tunduar nga mendimi se mund të luajë te Real Madridi dhe kjo mund t’i ndryshojë pak gjërat.

GettyImages 941808942 Alisson (Getty)

Deri më tani, Alisson, kurrë nuk i ka komentuar fjalët për largimin e tij.

"Unë jam shumë i kënaqur kur dëgjoj zëra për mua, por jam ende i fokusuar në punë me Romën dhe Brazilin. Nëse qëndrojmë, do të flasim për këtë më vonë”.

“Tani unë nuk mendoj për këtë, unë jam shumë i përqendruar në të tashmen. Ne kemi ndeshjen me Sassuolon dhe pastaj është Kupa e Botës”, ka thënë ai.

GettyImages 927814712 Alisson në ndeshje ndaj Napolit . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Monchi për ta bindur atë që të mos hutohet nga Real Madridi është i gatshëm të ridiskutojë kontratën e tij, për ta bërë njërin nga lojtarët më të paguar të Romës.

Interesimi i Los Blancos për portierin vjen me direktivat e Florentino Perezit , i cili e pëlqen shumë.

Vetëm një ofertë astronomike mund ta shkundë Romën dhe ajo është 100 milionë euro, e cila flitet se është përmendur në takimin e fundit mes palëve.

GettyImages 886495314 Alisson Becker dhe Alessandro Florenzi . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Klubi spanjoll e ka për synim një portier. Në fakt, për momentin, i pari është Keylor Navas, i cili po bën mjaftë mirë.

Alternativa e Alisson është De Gea i Manchester United, por edhe ky vështirë se largohet nga klubi aktual. /Telegrafi/  

telegrafi sport app