LAJMI I FUNDIT:

Alispahiq: Mjekët tentojnë ta ndihmojnë vrasësin e Almirit

Alispahiq: Mjekët tentojnë ta ndihmojnë vrasësin e Almirit

TV21 bën të ditur se në Gjykatën Themelor të Kumanovës ka vazhduar seanca gjyqësore për rastin e Almirit. Para trupit gjykues u dëgjuan ekspertët mjekoligjor, Branisllav Stefanovski dhe Babin Kosotova, të punësuar në spitalin neuropsikiatrik në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati mbrojtës i familjes Aliu, Asmir Alispahiq, tha se të dy mjekët përpiqen që në mënyrë selektive sikurse edhe në seancën e kaluar, t’i ndihmojnë të akuzuarit Boban Iliq. Asmir Alispahiq, edhe njëherë para gazetarëve tha se Boban Iliq duhet të dënohet me dënim maksimal respektivisht burg të përjetshëm. Seanca e radhës e rastit të Almirit është caktuar për më 25 maj.


“Drejtpërsëdrejti lëshohen në komentimin që u është i panjohur, kurse kjo është në pjesën e ekzistimit apo mosekzistimit të paramendimit për kryerjen e veprës penale. D.m.th. është përpjekje direkte që në mënyrë selektive, duke mos u marr parasysh të gjitha deklaratat, të cilat janë kyçe sikurse edhe procesverbalet për vërtetimin profesional të mendimit dhe ekspertizës mjekoligjore “, Asmir Alispahiq./Telegrafi/