LAJMI I FUNDIT:

Alija: Vetëvendosje të ketë kujdes me fazën e tranzicionit të pushtetit

Alija: Vetëvendosje të ketë kujdes me fazën e tranzicionit të pushtetit

Njohësi i rrethanave politike, Rasim Alija ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i pritshëm pas reagimeve që deri më tani kanë pasur palët e përfshira në këtë çështje.

Alija në RTV Dukagjini thotë se Gjykata Kushtetuese dërgimet e letrave nga ana e Thaçit në adresë të Albin Kurtit i ka marrë si konsumim i të drejtës për mandatarin e këtij të fundit.


Ai thotë se sigurisht që tashmë priten protesta duke u bazuar edhe në paralajmërimet që ka bërë vet Lëvizja Vetëvendosje në adresë të Gjykatës Kushtetuese.

“Interesantë do të jetë edhe procesi i tranzicionit të pushteteve”.

Njohësi i rrethanave politike thotë se beteja në Kushtetuese nuk ka qenë mes Vetëvendosjes dhe Avdullah Hotit por mes Kurtit dhe Thaçit.

Alija thotë se protesta bën të ketë por duhet të evitohen episodet e dhunës.

“Është shumë e rëndësishme për Vetëvendosjen që faza e tranzicionit të jetë pa dhunë. Mund të ketë protesta por jo dhunë pasi situata mund të eskalojë”, tha ndër të tjera Rasim Alija./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori