Alicia Keys nikoqire e "Grammy Awards 2019"

Alicia Keys do të jetë nikoqire e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve "Grammy Awards 2019".
Kështu së paku ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale si dhe kanalit zyrtar në YouTube.
Këngëtarja ka pohuar se ndihet e lumtur dhe e kënaqur me këtë nderim që i është bërë nga ana e kësaj ngjarje.
"Unë jam shumë e kënaqur që të njoftoj se do të jem nikoqire e ceremonisë së 61-të të Grammyt", ka shkruar ndër të tjerash ajo.
Theksojmë se dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora tashmë janë nominuar në kategori të ndryshme të ngjarjes kryesore botërore të muzikës.
Çmimet e "Grammy Awards" do të transmetohen në CBS të dielën më 10 shkurt në Staples Center të Los Angeles të SHBA-së.
Ndryshe, 37-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t'i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/





























































