LAJMI I FUNDIT:

Alibaba thyen rekordin e shitjeve në 24 orë për Ditën e Beqarëve

Alibaba thyen rekordin e shitjeve në 24 orë për Ditën e Beqarëve

Alibaba ka raportuar shitje rekord në Ditën e Beqarëve apo e njohur si “Double 11” përgjatë një periudhe 24 orëshe.

Afro 40 miliardë dollarë janë shpenzuar ditën e hënë, përcjell Telegrafi.


Gjatë kësaj periudhe, e cila filloi në mesnatën e Singaporit dhe Hong Kongut, Alibaba ofroi zbritje të mëdha në faqet e saj online.

Po ashtu, Alibaba ka njoftuar se për tetë orë ka shpërndarë mbi 100 milionë pako të shituara.

Dita e Beqarëve thyen rekordin e shitjeve, Alibaba për 8 orë shpërndanë mbi 100 milionë pako të shitura
Lexo po ashtu Dita e Beqarëve thyen rekordin e shitjeve, Alibaba për 8 orë shpërndanë mbi 100 milionë pako të shitura

Shitjet e gjigantit kinez Alibaba më 11 nëntor vitin e kaluar, tejkaluan çdo rekord të vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës Black Friday dhe Cyber Monday.

Ky rekord vjen në një kohë kur ekonomia kineze ka filluar të ngadalësohet dhe se konkurron me rivalët JD.com dhe Pinduoduo.

Dita filloi mirë për Alibaba ku në orën e parë shiti 12.01 miliardë dollarë dhe vetëm për një orë e gjysmë arriti totalin e shpenzuar gjatë 11 nëntorit të 2016-së.

Platforma kineze JD.com në Ditën e Beqarëve për 5 minuta shet 10 mijë iPhone 11 Pro
Lexo po ashtu Platforma kineze JD.com në Ditën e Beqarëve për 5 minuta shet 10 mijë iPhone 11 Pro

Edhe platforma e shitjeve në internet JD.com, thotë se për 45 sekonda ka shitur 10 mijë orë të mençura Huawei GT2, mbi 10 mijë iPhone 11 pro për pesë minuta, 10 mijë pjatalarëse për tetë minuta dhe telefona Huawei Mate 30 pro 5G për 15 minuta. /Telegrafi/