LAJMI I FUNDIT:

Alibaba investon dy miliardë dollarë në Lazada Group

Alibaba investon dy miliardë dollarë në Lazada Group

Kompania Alibaba do të investojë edhe dy miliardë dollarë më shumë në kompaninë e blerjeve online të Azisë Juglindore Lazada Group dhe pritet që kompania të vërë një nga drejtuesit e saj më të lartë për të drejtuar biznesin.

Sipas një deklarate, Lucy Peng i cili tashmë është kryetar i Lazadës do të marrë rolin e drejtuesit ekzekutiv ndërkohë që shefi aktual, Max Bittner, do të japë dorëheqjen dhe do të vazhdojë të japë kontributin e tij por si këshilltar i lartë.


Alibaba është duke u përgatitur për një betejë intensive në Azinë Juglindore ku Amazon ka filluar punën dhe Singapore and Sea Ltd Shopee po zgjerohet për të fituar konsumatorë.

Investimi i ri i cili vjen pasi Alibaba ka shpenzuar rreth dy miliardë dollarë duke marrë kontrollin e Lazada i jep biznesit municionin shumë të nevojshëm për zhvillimin e teknologjisë dhe blerjen e konsumatorëve.

“Kjo është pjesë e strategjisë së saj të zgjerimit jashtë shtetit, ku përdor një platformë specifike si një terren testimi”, tha Steven Zhu, një analist me bazë në Shangai

Azia Juglindore është një aspekt i rëndësishëm i zgjerimit global të Alibaba dhe një rajon i lulëzuar që synon edhe kundërshtari kinez JD.com Inc.

Alibaba pagoi një miliard dollarë për aksione në Lazada në vitin 2016, përpara shtonte një miliardë tjetër dollarë vitin e kaluar në mënyrë që të rriste zotërimin e saj në 83 për qind. /Telegrafi/