LAJMI I FUNDIT:

Ali Berisha: Është koha që Kosova të niset, gjërat të ndryshojnë. Në orën 14:00 shpalosim platformën

Ali Berisha: Është koha që Kosova të niset, gjërat të ndryshojnë. Në orën 14:00 shpalosim platformën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot në orën 14:00, në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, do të shpalosë platformën e saj, për një Kosovë ndryshe.

Në një tubim mospajtues ndaj gjendjes së krijuar tash e disa vite në Kosovë, lideri i këtij subjekti, Ramush Haradinaj do të bëjë shpalosjen e projektit, siç e quan ky subjekt, projekt i cili e nis Kosovën.


Ali Berisha – sekretar organizativ i AAK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga kjo parti, në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, ka shpalosur detaje të platformës.

“Është koha që Kosova të niset, është koha që gjërat të ndryshojnë. Populli e ka humbur shpresën. Vendi ka probleme në ekonomi, në shëndetësi, në arsim, në rend dhe ligj. Shihet qartë se rinisë kosovare i ka humbur motivi dhe jo pa të drejtë. Andaj nisur nga ky realitet, AAK ka përgatitur një platformë të cilën lideri i saj, z.Haradinaj sot do ta shpalos para qytetarëve e brenda të cilës, me fakte, me shifra dhe me shembuj konkret ofrohet alternativa që do t’i lëvizte gjërat pozitivisht”, deklaroi Berisha.

Berisha i AAK-së, duke u ndalur tek platforma e sotme dhe çështjet e munguara të rendit dhe ligjit, ka folur edhe për murin në veri të Mitrovicës.

Ai ka theksuar se muri, si i tillë duhet rrënuar urgjentisht nga institucionet e Kosovës, meqë edhe ka ardhur aty, pa lejen e institucioneve.

“Ato çfarë janë pengesa për qytetarët, siç na doli tani muri, duhen të largohen dhe eliminohen. Kosova, institucionet nuk guxojnë të lënë çështje të tilla të hapura. Gjendja në terren duhet të kthehet siç ishte, pa atë mur, sepse edhe pa murin Kosova ka telashe serioze në atë pjesë të territorit”, ka shtuar Ali Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori