LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti këndon me çifteli pas miratimit të propozimit francez

Ali Ahmeti këndon me çifteli pas miratimit të propozimit francez

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i’a ka dhënë këngës pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pamjet e ndara nga zv.ministri i MPB-së, Nazim Bushi tregojnë se si lideri i BDI-së, Ahmeti ka kënduar këngë kombëtare me çifteli.


“Kryetari Ali Ahmeti vulosi orientimin ideologjik të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Bashkë PËR Maqedoni Europiane” ka shkruar Bushi.

Ahmeti në profilin e tij në facebook ka thënë “Maqedonia e veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një wannabe Zelenski nga AliEkspresi.
Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën.
Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhnjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa.
Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa SKA!”

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot miratoi nevojën për ndryshime kushtetute në vend, duke u bazuar në propozimin francez ku parashihen ndryshime rrënjësore në vend, për hir të integrimit të Maqedonisë në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Lajme
Vrasja e efektivit të

Vrasja e efektivit të "Shqiponjave" në Fier, jepet shpërblim 30 mijë euro për kapjen e autorit

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori