Alfio Rrotani flet për herë të parë për ndarjen nga Fatma Methasani: E kam vuajtur si kafshë

Alfio Rrotani është njëri nga banorët e Big Brother VIP Albania 3.
Ai ka folur për herë të parë për ndarjen nga ish-bashkëshortja, prezantuesja Fatma Methasani.
Teksa flet me Meri Shehun, kuzhinieri i njohur shqiptar thotë se e ka vuajtur shumë këtë pjesë.

"Është një moment që edhe e vuan dhe nuk kthehesh më mbrapsht", u shpreh ai.
"Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar vitet më të bukura të jetës time. Kemi qenë që gjashtë vite bashkë, jemi ndarë që dy. E kam vuajtur si kafshë", theksoi mes tjerash ai.

Alfio dhe Fatma kanë bashkë edhe një djalë.
Ndarja e tyre ka qenë mëse e përfolur në media dhe shtypin rozë. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































