LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romea 33 Stradale kremton 50-vjetorin e saj (Foto)

Alfa Romea 33 Stradale kremton 50-vjetorin e saj (Foto)

Kanë kaluar gjysmë shekulli qëkur prodhuesi italian ka prezantuar njërin nga automobilat më interesant në historinë e vet.

Alfa Romeo 33 Stradale ishte prezantuar më 31 gusht 1967 në Monca, në kuadër të vikendit garues të Formula 1 për shpërblimin e madh të Italisë.


Ky model supersportiv i Alfa është dizajnuar nga Franco Scaglione dhe kishte dalë në kohën e legjendarit Lamborghini Miura.

Prodhuesi italian prodhoi vetëm 18 njësi, prej të cilave pesë koncepte të automobilave. Varësisht nga burimi i informacionit, konsiderohet se deri më sot kanë mbijetuar 5 ose 6 automobila të tillë.

Përveç dizajnit atraktiv, Alfa Romeo 33 Stradale ka motor të fuqishëm 2.0 V8, i cili prodhon rreth 230 kuaj fuqi. Me masë të përgjithshme prej 700 kg, ishte një automjet shumë i shpejtë, i cili prej 0 deri 100 km në orë i arrin për 5,5 sekonda dhe zhvillon shpejtësi maksimale prej 257 km në orë.

Me rastin e shënimit të 50-vjetorit të krijimit të modelit 33 Stradale, Alfa Romeo ka organizuar një ekspozitë speciale në muzeun historik në Milano.  Vizitorët me këtë rast patën rastin të shohin prototipin dhe disa versione të prototipave të modelit 33 Stradale, si dhe automobilat garues 33/2 Dayton, 33/3, 33 TT12 dhe 33 SC12.

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Kalo në kategori