Alesio Alia ndërpret rrugëtimin në BBVA dhe largohet me dëshirë nga shtëpia

Alesio Alia ka lënë me dëshirën e tij shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke e ndërprerë përfundimisht rrugëtimin në këtë edicion.
Pasi ia kishte komunikuar paraprakisht vendimin Vëllait të Madh, gjatë spektaklit ‘prime’ të kësaj mbrëmjeje, moderatori Ledion Liço bëri të ditur se kërkesa e tij për t’u larguar është pranuar dhe aprovuar nga produksioni.
Gjatë qëndrimit në dhomën e rrëfimit, Alesio u shpreh se e ndjen mungesën e fëmijëve, derisa i kumtoi vendimin për ta ndërprerë garën në gjysmë.
“Koha ime ka mbaruar”, tha ai mes emocionesh, duke lënë të kuptohet se vendimi ishte i menduar mirë.
Largimi i tij ishte mjaft emocionues, derisa banorët e përcollën për ta përshëndetur me duartrokitje.
Me këtë vendim, Alesio i jep fund aventurës së tij në BBVA, duke lënë pas një eksperiencë të mbushur me sfida, debate dhe momente të veçanta.




















































