LAJMI I FUNDIT:

Aleksandër Xhuvani më 1941: Gjergj Fishta predikoi unitet, vëllazëri dhe tolerancë

Aleksandër Xhuvani më 1941: Gjergj Fishta predikoi unitet, vëllazëri dhe tolerancë
11.08.1933

Nga: Haqif Mulliqi

Në pjesën D të “Ekstrakteve nga Kosova” të Foreign Office-it britanik, hasim edhe një artikull interesant.,që është shkruar me rastin e përvjetorit të vdekjes të At Gjergj Fishtës (1871-1940) – siç shkruhet në këtë dokument, njërit ndër poetët e fundit epik të Shqipërisë, ku potencohej fuqishëm se “shpirti i Fishtës, gjegjësisht ai i vëllazërimit dhe i bashkimit, do të ngadhënjente në Shqipëri, tashmë, më shumë se herëve tjera”.


Ideali i tij, shkruhet në këtë artikull, që kishte qëllim të ushtronte një ndikim të madh tek inteligjencia dhe qytetaria shqiptare në këtë periudhë të kthesave të mëdha historike, pra ideali i Fishtës, Shqipëria etnike dhe e bashkuar, do të jetë ideal i çdo shqiptari që e do vendin e vetë dhe që është përcaktuar të punojë për vendin e tij. “Këshilla e tij (e Fishtës – plot. i H. M.) për të mos luftuar njëri kundër tjetrit, për të respektuar dhe për të qenë mirëpritës, por për të mos i besuar të huajit tash më është urgjentisht më e nevojshme se më për”, shkruan ky artikull i shkruar nga Masar Sopoti.

Në këtë dosje, britanikët sjellin edhe një aksent nga shkrimi “Ideali i Fishtës” i shkruar nga Aleksandër Xhuvani, gjithashtu në përvjetorin e vdekjes së epikut të shquar shqiptar Gjergj Fishta, të cilin, siç duket, ekspertët britanik e shihnin si një prej frymëzuesve kryesor të patriotizmës shqiptare si dhe një kampion të idesë së krijimit të një shteti të vetëm të shqiptarëve, një shteti në të cilin do të jetonin shqiptarët etnik, në trojet e tyre etnike dhe historike.

Komentuesi i këtij artikulli të Xhuvanit në përvjetorin e Fishtës, thotë se edhe ky shkrim tregon se sa të rëndësishme dhe frymëzuese ishin veprat dhe idetë e Fishtës për gjeneratat e ardhme shqiptare. “Ideali i Fishtës ishte Atdheu nëpërmes Zotit”, do të shkruaj Xhuvani, duke shtuar se kësaj ideje Fishta i ngeli besnik gjatë tërë jetës së tij.

“Ai gjithmonë predikoi: unitet, vëllazëri dhe tolerancë, pra tri unitetet kanë nevojë aq shumë shqiptarët e sotëm”, shkruan Aleksandër Xhuvani. /Telegrafi/