Alec Baldwin ka folur pas incidentit fatal në xhirimet e filmit të tij “Rust”, i cili rezultoi me vrasjen aksidentale të kineastes Halyna Hutchins, nga aktori i famshëm.
Fituesi i trefishtë i çmimit “Emmy”, 63 vjeç, dhe gruaja e tij Hilaria Baldwin folën me paparacët të shtunën në Vermont.
Edhe pse e bëri të qartë se nuk mund të komentonte mbi hetimin e hapur, aktori tha disa fjalë për Hutchins, 42-vjeçare, në një video të shpërndarë nga TMZ.
“Ajo ishte shoqja ime”, u tha Baldwin mediave, shkruan People.

“Ditën që mbërrita në Santa Fe për të filluar xhirimet, e çova në darkë me Joel [Souza], regjisorin. Ne ishim një ekip shumë, shumë i afërt duke xhiruar një film së bashku, dhe më pas ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme”, u shpreh aktori.
Ai gjithashtu tha se ka qenë në kontakt me bashkëshortin e Halyna-s, Matthew Hutchins dhe djalin e tyre 9-vjeçar Andros.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të sepse jemi shumë të shqetësuar për familjen dhe fëmijën e tij”, shtoi Baldwin.

Të shtunën, Baldwin shprehu mbështetjen e tij për reformën e përdorimit të armëve të zjarrit në filma dhe televizion, pasi incidenti ka bërë që Hollywood të ndërmarrë veprime lidhur me këtë.
“Unë e di se një përpjekje e vazhdueshme për të kufizuar përdorimin e armëve të zjarrit në shesh-xhirime është diçka për të cilën jam jashtëzakonisht i interesuar”, tha ai.
“Kjo nuk është për mua ta vendos. Është urgjente të kuptoni se unë nuk jam ekspert në këtë fushë. Pra, çfarëdo që të tjerët të vendosin se është mënyra më e mirë për të ecur në drejtim të mbrojtjes së sigurisë së njerëzve në xhirimet e filmit, unë jam i gjithë pro dhe do të bashkëpunoj me këtë në çdo mënyrë që të mundem”, vazhdoi tutje aktori.
Kjo ishte hera e parë që Baldwin foli për incidentin tragjik në publik, më herët ai publikoi një deklaratë në Twitter menjëherë pas ngjarjes tragjike.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolege e jona shumë e admiruar. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Më është thyer zemra për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynën”, kishte shkruar Baldwin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme”, plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Rihanna rrëfen ndryshimet e mëdha mes djemve të saj: Janë dy personalitete krejt të kundërta

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë