LAJMI I FUNDIT:

Aleanca Qytetare Vlorë i bënë thirrje Presidentit Meta: Shpërndaje parlamentin, nuk përfaqëson elektoratin

Aleanca Qytetare Vlorë i bënë thirrje Presidentit Meta: Shpërndaje parlamentin, nuk përfaqëson elektoratin

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën përmes një deklarate publike i ka kërkuar presidentit Ilir Meta të vendit qe te shpërndajë Kuvendin.

“Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, vlerëson me shqetësim të thellë krizën politike ku ndodhet vendi, rrezikun që i kanoset demokracisë dhe pluralizmit, si dhe stabilitetit të vendit nga tentativa e Edi Ramës për të zhvilluar një proces fals më 30 qershor. Anulimi i zgjedhjeve nga presidenti e ka bërë këtë proces tërësisht të paligjshëm dhe të pavlefshëm! Vazhdimi i veprimeve nga administrata zgjedhore dhe nga çdo institucion tjetër i bën ato përgjegjëse dhe bashkëfajtorë në përpjekjen e Edi Ramës për të falsifikuar pushtetin”, thuhet në këtë deklarate.


Ndërsa më poshtë kanë listuar arsyet për anulim të zgjedhjeve.

– Në kushtet, kur është provuar botërisht se parlamenti dhe qeveria janë produkt i vjedhjes së zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar;

– Në kushtet kur, është asgjësuar Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, kur Edi Rama ka marrë nën kontroll dhe keqpërdor organet e drejtësisë dhe KQZ;

– Në kushtet kur, Kuvendi i Shqipërisë nuk plotëson detyrimin kushtetues të përfaqësimit me 140 deputete, pra nuk përfaqëson as numerikisht elektoratin;

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, i bën thirrje gjithë Qytetarëve Vlonjat të mos bëhen bashkëpunëtor të procesit të 30 Qershorit, që synon eliminimin e pluralizmit politik dhe kthimin e vendit ne monizëm;

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, i bën thirrje çdo zyrtari të administratës zgjedhore, të administratës qendrore dhe lokale në Vlorë, punonjësve dhe oficerëve të policisë, të mos bëhen pjesë dhe mbështetës në shkeljen e Kushtetutës dhe Ligjit;

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, i bën thirrje Presidentit që, si garant i Kushtetutës, për të siguruar përfaqësimin e plotë të elektoratit, të shpërndajë Kuvendin dhe në konsultime politike të caktojë një datë të përshtatshme për zgjedhje të parakohshme!

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë ne Vlorë, si një bashkim i Forcave Politike, i Organizatave dhe i Qytetarëve shpreh vullnetin dhe gadishmërinë maksimale:
– Për tu angazhuar me të gjitha energjitë për të ndërgjegjësuar qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend;
– Për të marrë të gjitha masat për të mbrojtur rendin demokratik;
– Si dhe për të çelur një dialog gjithëpërfshirës për hartimin e një platforme për ndryshime të thella politike në vend në mënyrë që t’i japim fund modelit autoritar e kriminal te pushtetit të Edi Ramës!

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori