LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët akuza për vonesa të qëllimshme për dhënien e nënshtetësisë

Aleanca për Shqiptarët akuza për vonesa të qëllimshme për dhënien e nënshtetësisë

Sa kërkesa për shtetësi janë bërë dhe sa prej tyre kanë mbetur në sirtarët e Agjencisë për Siguri Kombëtare. Kjo dilemë e opozitares shqiptare Aleanca për Shqiptarët mori vëmendje në seancën e pyetjeve të deputetëve. Kjo parti kërkon të dijë cilat janë numrat e saktë kur në opinion flitet për dhjetëra mijëra raste të tilla.

“Sa aplikime qytetar të ish Jugosllavisë që kanë jetuar në territorin e Maqedonisë kanë marrë përgjigje negative nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe sa prej tyre nuk kanë marrë asnjë sqarim nga MPB-ja dhe Agjencia për Siguri Kombëtare?”, tha Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se shtetësia nuk mund të merret brenda ditës. Sipas tij, procesi i konfirmimit të dokumentacionit kërkon kohë.

“Ajo që dua të them dhe që u krijua perceptimi në opinion se marrja e shtetësisë pas përmbushjes së kushteve duhet të ndodhë tani menjëherë pas dorëzimin të dokumenteve. Kjo nuk është e mundur. Duhet patjetër të kalojnë disa procedura. Kjo është pjesë e pyetjes së pse një pjesë e atyre kërkesave nuk kanë marrë përgjigje. Ka shumë arsye, diku s’janë plotësuar dokumentet, duhet t’i plotësojnë, etj”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Spasovski tha se që nga miratimi i ndryshimeve ligjore për lehtësimin e procedurës për marrjen e shtetësisë, në vitin 2021 janë bërë 178 kërkesa kurse në vitin 2022 172 kërkesa.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori