Adele - 21

Viti 2011 ishte viti kur joshja e Adele u bë globale. Duke vazhduar suksesin e albumit të saj debutues, “19”, albumi i ri nga producenti Rick Rubin, i siguroi asaj sukses jo vetëm në Britani të Madhe, por në mbarë botën. Këngët, si “Rolling in the Deep” dhe “Someone Like You” pushtuan çdo kanal kryesor mediatik. Ajo ka arritur ta tejkalojë edhe të ndjerën Amy Winehouse, për t’u bërë artistja lidere në Britani të Madhe.


Lady Gaga - BORN THIS WAY

Pasardhësi i “The Fame Monster” i Lady Gagas përfshiu zhanre të ndryshme, si metal, opera dhe disko. Padyshim që ky album është ndikuar paksa nga Bruce Springsteen që duket të jetë frymëzim i “personalitetit mashkull të këngëtares, të cilin ajo e quan, 'Jo Calderone'”.

Rihanna - TALK THAT TALK

Disa e kanë quajtur jo vetëm albumin më të mirë të karrierës së saj deri më tani, por ndoshta albumin më të mirë të vitit 2011. Këngët përbërëse të “Talk That Talk” dëshmuan se Rihanna nuk di të gabojë në ndërtimin e karrierës dhe qëndrimin e vazhdueshëm në maje të top-listave.

Coldplay - MYLO XYLOTO

Coldplay vazhdon të jetë bendi të cilin kritikëve u pëlqen ta përfolin, mirëpo rokerëve po iu shiten albumet. Edhe gjatë këtij viti ata kryesuan top-listat me albumin e tyre, përmes në të cilin kanë arritur të krijojnë një tingull paksa më ‘industrial’ në raport me albumet e mëparshme.

Jay Z & Kanye West - WATCH THE THRONE

Jay Z di kë të zgjedhë për të vazhduar suksesin, ndërsa nuk ka gabuar as në realizmin e albumit me Kanye West. Edhe pse është pritur ndoshta një dështim për shkak të disa skandaleve të West, megjithatë fansat e hip-hopit sapo kuptuan për këtë bashkëpunim, mezi pritën që të dalë albumi.

Top-dhjetëshen e kompletojnë:

Radiohead - KING OF LIMBS
Beyonce - 4
Foo Fighters - WASTING LIGHT
Pj Harvey - LET ENGLAND SHAKE
Florence and the Machine – CEREMONIALS

/Telegrafi/