LAJMI I FUNDIT:

Albright: Kosovës nuk mund t’i thuhet, bëni të gjitha vet

Albright: Kosovës nuk mund t’i thuhet, bëni të gjitha vet

Ka nisur punimet konferenca dyditore në kuadër të Javës së Gruas 2020, e organizuar nga Instituti Kombëtar Demoktratik (NDI), mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Gjatë ditës së sotme u diskutua lidhur me temën “Krizat globale: Ndikimi i tyre në barazinë gjinore”, me pjesëmarrëset, ish-Sekretaren e Shtetit Amerikan, Medeleine K. Albright, si dhe ish Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.


Albright theksoi nevojën e rritjes së numrit të grave pjesëmarrëse në proceset politike si dhe luftimin e pabarazisë.

“Është shumë i rëndësishëm roli i qeverive demokratike dhe roli i grave në demokraci. Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut. Gratë janë gjysma e popullsisë në çdo vend dhe është humbje e burimeve njerëzore në qoftëse ato nuk janë pjesë e udhëheqësisë”, ka thënë Albright, transmetojnë mediat.

Albright gjithashtu foli për Kosovën, përderisa kujtoi vizitën e saj të fundit këtu.

“Kosova ka një rol të rëndësishëm në Ballkan dhe jam krenare për zhvillimet e deritanishme këtu… Demokracia është e vështirë, është gjithmonë një udhëtim, duhet vazhdimisht të punohet dhe ka nevojë për pjesëmarrjen e të gjithëve dhe respektin e ndërsjellë. Kosovës nuk mund t’i thuhet bëni të gjitha vetë. Duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku. Jam shumë krenare me gjërat që kanë ndodhur në Kosovë dhe ende ka punë për t’u bërë, ashtu siç ndodh në shumë demokraci”, tha ajo.

Ndërsa Atifete Jahjaga theksoi se kemi nevojë për më shumë gra në pozita udhëheqëse dhe se duhet të punohet për përfshirjen e grave dhe grupeve të margjinalizuara.

Sot gjithashtu u diskutua rreth temës “Politika në Epokën e Digjitalizimit: Mundësitë dhe Sfidat për Gratë”, me pjesëmarrës Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Phillip Kosnett dhe ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanin.

Osmani pohoi se me epokën digjitale janë ofruar mundësi të shumta për të gjithë, megjithatë ekziston prezenca e theksuar e dhunës online ndaj grave në politikë.

“Përkundër komenteve të shumta të cilat mbi 90% kanë të bëjnë me mënyrën se si vishesh, me dukjen dhe peshën tënde, as dhjetë përqind nuk kanë të bëjnë me punën tuaj. Tani duhet të fokusohemi t’i eliminojmë barrierat që vajzat tona në të ardhmen të mos përballen me dukuri të tilla” tha Osmani.

Ndërsa, ambasadori Kosnett vlerësoi progresin e deritanishëm të pjesëmarrjes së grave në politikë duke shtuar se ende na presin sfida në të ardhmen.

“Nuk mjafton vetëm të ulesh në tavolinë. Duhet të dëgjohet zëri juaj”, pohoi Kosnett.

Mbi 120 pjesëmarrës po marrin pjesë në Javën e Gruas 2020, nën moton e përgjithshme “Ta ndryshojmë fytyën e politikës: Koha është tani!”

Java e Gruas është ngjarje vjetore e organizuar në nivel nacional, e vendosur në një mjedis multietnik që bashkon më shumë së 120 gra dhe burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, media dhe nga akademia me qëllim të ngritjes së kapaciteteve ekzistuese të grave lidere që të synojnë pozita më të larta udhëheqëse.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori