LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti vjen në Tetovë, do ta vizitojë edhe komunën e Çairit

Albin Kurti vjen në Tetovë, do ta vizitojë edhe komunën e Çairit

Kabineti i kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurit, dje e ka konfirmuar agjendën për qëndrimin e Kurti në Tetovë dhe në Komunën Çair të Shkupit, më 11 gusht. Me këtë rast kanë filluar përgatitjet e aktivitete konkrete rreth mikëpritjes.

Në Tetovë, kryeministrin Kurti do ta pres kreu i Tetovës Bilall Kasami, me ç’rast do ta vizitojnë fshatin Vicë të Malësisë së Tetovës, ku do të promovojnë idenë për lidhjen Tetovë-Prizren me rrugë rajonale, ide kjo e kreut te Komunës së Tetovës. Kurse në Sheshin qendror të Tetovës “Iliria”, do të ketë manifestim kushtuar ardhjes së kryeministrit Albin Kurti në Tetovë. Këtij eventi në kuadër të aktiviteteve të shumta, do t’i bashkangjitet edhe grupi i mirënjohur në trojet shqiptare “Elita-5”.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të pritet edhe në Komunën e Çairit, ku do të merrë pjesë në promovimin e rrugës që do ta mbajë emrin e patriotit dhe veprimtarit të madh shqiptar Adem Demaci. Këtyre aktiviteteve do t’i prijnë Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, si dhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu. Edhe me këtë rast, komuna e Çairit ka përgatitur disa aktivitete për t’i dëshiruar mirëseardhje në Çair, kryeminisrit të Republikës së Kosovës Albin Kurit. /Gazeta LAJM/


Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori