LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti nominohet kandidat për kryeministër nga LVV, nuk kishte kundër-kandidat

Albin Kurti nominohet kandidat për kryeministër nga LVV, nuk kishte kundër-kandidat

Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, është përsëri kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për postin e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

Lajmi u konfirmua gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ku Sami Kurteshi deklaroi se Kurti është i vetmi që ka mbledhur nënshkrimet për këtë kandidaturë.

“Më 4 dhjetor, Këshilli zgjedhor i përgjithshëm ka shpallur kandidaturat për kryeministër deri më 8 dhjetor, për mbledhjen e nënshkrimeve ne e kemi pasur vetëm një kandidat – Albin Kurti, kryeministri i deritashëm, me 120 nënshkrime” , tha Kurteshi.


Në fjalimin e tij pas nominimit, Kurti vlerësoi sfidat e mandatit të tij qeverisës, përfshirë pandeminë, rritjen e çmimeve, krizën energjetike dhe agresionin e shtuar nga Serbia. Ai theksoi se pavarësisht këtyre sfidave, qeveria e tij ka arritur të kapërcejë krizat afatshkurtra dhe të vendosë themele të forta për një shoqëri me drejtësi, barazi dhe zhvillim.

“Kosova është me fat që ka pasur një qeveri të Vetëvendosjes në këto kohë të vështira. Ne jo vetëm që kemi kapërcyer sfidat, por kemi vendosur baza për një të ardhme më të mirë,” tha Kurti.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, duke i cilësuar si të veçanta jo vetëm për Kosovën, por edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Këto zgjedhje nuk janë vetëm për të prezantuar një program të ri qeverisës për katër vitet e ardhshme, por edhe për të informuar qytetarët në detaje për të gjitha të arriturat dhe sfidat e mandatit tonë,” shtoi ai.

Zgjedhjet e vitit 2025 pritet të jenë një moment i rëndësishëm për politikën në Kosovë, ndërsa LVV-ja synon të ruajë pozicionin e saj udhëheqës në skenën politike të vendit.

Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së po vazhdon punimet për nominimin e një pjese të kandidatëve për garën e 9 shkurtit, pa praninë e mediave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
Reshje bore dhe ulje të temperaturave - cikloni nga Italia përkeqëson kushte klimatike në vend

Reshje bore dhe ulje të temperaturave - cikloni nga Italia përkeqëson kushte klimatike në vend

Lajme
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Kushtet e vështira atmosferike në Kosovë, apelohet për kujdes të shtuar gjatë ngasjes

Kushtet e vështira atmosferike në Kosovë, apelohet për kujdes të shtuar gjatë ngasjes

Lajme
Aleksandar Arsenijeviq, arrestohet dhe më pas lirohet - i shqiptohet tiketë për moszbatim të urdhrit policor

Aleksandar Arsenijeviq, arrestohet dhe më pas lirohet - i shqiptohet tiketë për moszbatim të urdhrit policor

Kronika e Zezë
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit

Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit

Lajme
Kalo në kategori