LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti e Glauk Konjufca padisin Thaçin e Veselin për shpifje

Albin Kurti e Glauk Konjufca padisin Thaçin e Veselin për shpifje

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetari i grupit parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kundër Presidentit Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Kurti ka thënë se këtë kallëzim po e bëjnë për shkak të deklarimeve të rrejshme që sipas tij presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Veseli kanë dhënë më 28 dhjetor të vitit 2018.


“Ne këtë kallëzim penal po e bëjmë sot duke pasur parasysh deklarimet e rrejshme nën betim që këta i kanë bërë me 28 dhjetor 2018, në procesin gjyqësor kundër të ashtuquajturit organizatë ‘Syri i Popullit’, me rastin e sulmit që kanë bërë këta këta dy krerë institucionesh kundër Glaukut, meje dhe Sadri Ramabajës. Ata kanë dhënë deklarata të rrejshme dhe e kanë bërë nën betim”, ka thënë ai.

Sipas Kurtit Kosova është e rrezikuar nga Presidenti Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Këta dy njerëz që ndodhen në postet më të larta institucionale kanë rënë në pozitat më të ulëta njerëzore, dhe Republika është e rrezikuar prej tyre që shpifin nën betim”, është shprehur ai, transmeton Telegrafi.

Kryetari i grupit parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca, theksoi se ajo që kanë bërë Thaçi dhe Veseli është që të luftohet Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij me Presidenti dhe kryeparlamentari kanë bërë përpjekje për eliminimin e LVV-së.

“Ajo që kanë bërë Presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Veseli ka të bëjë me një tendencë politike dhe të qartë që përmes kontrollimit të drejtësisë të luftohet Lëvizja Vetëvendosje. Ne këtë e kualifikojmë si përpjekje për eliminim politik të LVV-së, meqenëse Albini dhe unë padrejtësisht, dhe me shpifje prej presidentit jemi lidhur me një organizatë që pretendohet terroriste që është ‘Syri i Popullit’. Presidenti ne deklaratën e tij ka urdhëruar gjykatën që të zgjerohet akuza në drejtim të Albinit dhe meje, kjo nuk do koment tjetër përveç ndërhyrje direkete në sistemin e drejtësisë që të goditën kundërshtarët politk”, është shprehur ai.

Ndër të tjera Konjufca ka thënë se besojnë që ka prokurorë të guximshëm që mund ta çojnë përpara këtë rast.

“Arsyeja përse po e dorëzojmë është se ne edhe përkundër kontrollit në sistemin e drejtësisë mendojmë që ka prokuror të drejt por që nuk po mund të vijnë në shprehje, për shkak të ngulfatjes që Presidenti Thaçi ia ka bërë sistemit të drejtësisë. Besojmë që ka prokurorë të guximshëm që do ta çojnë këtë rast përpara”, deklaroi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori