LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Liburn Aliu shihen bashkë në një ambient të hapur

Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Liburn Aliu shihen bashkë në një ambient të hapur

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot me disa nga anëtarët e partisë së tij në një ambient të hapur.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu, përmes një fotografie të postuar në Facebook,  e ka bërë publik takimin.


Aliu, që është anëtar i kryesisë së LVV, duke ironizuar ka shkruar se “Albulena nuk pranoi të vinte’.

Në fotografinë e publikuar shihe Albin Kurti, e në krahun e majtë të tij është i dyti i partisë Glauk Konjufca, Liburn Aliu dhe disa të tjerë, përcjell Telegrafi.

Ditëve të fundit nëpër media të ndryshme është  spekuluar për ftohjen e raporteve mes kreut të partisë Kurtit me Konjufcën, Haxhiun e Aliun.

Mbase, përmes këtij postimi Liburn Aliu ka dashur të demantojë zërat e tillë. /Telegrafi/