Artist i njohur shqiptar, Albi, ka lansuar së fundmi këngën e re “Hajt Hajt”, e cila tashmë është publikuar në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Ky projekt muzikor mban vulën e Nurteel, i cili është autor i tekstin dhe muzikës, duke i dhënë këngës një ritëm të veçantë dhe energjik.


Klipi i këngës u realizua nga Gadaf Dernjani, duke i dhënë vizualisht një atmosferë të gjallë dhe plot ngjyra, që sjell rrezet e diellit edhe në ditët e mbuluara me vranësira.

Albi, përmes këtij projekti, duket se synon të transmetojë gëzim dhe energji pozitive për publikun e tij, duke e bërë “Hajt Hajt” një këngë që do të dëgjohet shumë gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/


- YouTube youtu.be