Këngëtari shqiptar, Albatrit Muqiqi, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Artisti së fundmi ka bërë një reagim pas disa lajmeve të rreme që qarkulluan kinse për një deklaratë të tij për të motrën.


“Nuk ia jap motrën katundarit sot e 100 vjet”- ishin titujt që u bënë viral në disa prej portaleve shqiptare - të cilat i ka mohuar kategorisht Albatriti.

albatrit Albatrit Muqiqi (Foto: Instagram)

Në një shkrim të postuar në InstaStory, ai thotë: “Mos u ndikoni nga këto lajme të rreme, këto e bëjnë vetëm për përfitime personale. Kjo është një rrenë e radhës. Me respekt Albatriti”.

Kjo nuk është hera e vetme kur 29 vjeçari bie pre e lajmeve të tilla, pasi një rast me të babanë i ndodhi disa muaj më parë.

Në fillim të këtij vitit u përhapën disa lajme të rreme për vdekjen e këngëtarit Nysret Muqiqi, që po ashtu u hodhën poshtë menjëherë nga familja e tij. /Telegrafi/