LAJMI I FUNDIT:

Albanian ICT Awards hapi Edicionin e 11-të me imazhin e dhjetëra novatorëve dhe yjeve në teknologji

Albanian ICT Awards hapi Edicionin e 11-të me imazhin e dhjetëra novatorëve dhe yjeve në teknologji

Mbi 100 pjesëmarrës si nxënës, profesionistë, akademikë dhe sipërmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u mblodhën mbrëmjen e 10 marsit për të nisur dekadën e dytë të garës mbarëkombëtare të inovacionit, teknologjisë dhe sipërmarrjes Albanian ICT Awards.

Sipas një njoftimi, organizuar nga ICTSmedia dhe Organizata ALBICT, mbi 300 evenimente, 2500 garues dhe 200 finalistë përgjatë 10 viteve Albanian ICT Awards janë shpërblyer pionierët shqiptarë të teknologjisë dhe inovacionit të cilët kanë dhënë një kontribut të paçmuar në ngritjen bizneseve dhe sipërmarrjeve më të suksesshme por edhe ekosistemit në tërësi.


Po sipas njoftimit, tema e evenimentit të hapjes së edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards ishte imazhi dhe identiteti i dhjetëra novatorëve, yjeve në ngritje, sipërmarrësve, hakerëve etikë grave dhe vajzave në teknologji dhe akademikëve.

Afati i fundit i aplikimeve do të jetë data 30 prill 2023 ndërsa nata e madhe e kurorëzimit dhe shpalljes së fituesve e cila përfaqëson verdiktin e jurisë së Albanian ICT Awards do mbahet më 26 maj 2023.

“Një skenë e madhe arritjesh e yjeve shqiptare në teknologjisë, inovacion e sipërmarrje, Albanian ICT Awards është shndërruar jo vetëm një ngjarje unike, por edhe në një katalizator për ekosistemin duke promovuar, nxitur e inspiruar ide formësuese dhe transformuese nga shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, rajon dhe botë”, është thënë në njoftim.

Aty është shtuar se paralelisht me hapjen e aplikimeve, Albanian ICT Awards nis takimet informuese rreth aplikimeve, kritereve të garës dhe mundësive ku çdo vit janë zhvilluar 15 të tilla në qytete të ndryshme në Shqipëri, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe mbarë komunave dhe bashkive shqipfolëse në rajon. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Smartphone TCL vjen me një ekran shumë tërheqës

Smartphone TCL vjen me një ekran shumë tërheqës

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer

Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer

Teknologji
WhatsApp po merr përmirësime të mëdha

WhatsApp po merr përmirësime të mëdha

Teknologji
Qualcomm dhe prodhuesit e telefonave Android punojnë drejt zhvillimit të veçorisë të

Qualcomm dhe prodhuesit e telefonave Android punojnë drejt zhvillimit të veçorisë të "komunikimit të mesazheve me satelitë"

Teknologji
Kalo në kategori