Ashtu edhe siç kishin paralajmëruar, këngëtarët Alban Skënderaj dhe Dafina Zeqiri publikuan bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Copa copa” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është një baladë e zhanrit R&B.


Muzika është punuar nga Gesko dhe Elgit Doda, gjersa tekstin e kanë shkruar vet Albani dhe Dafina, në bashkëpunim me reperin Elinel.

unknown 314916266 143230101788515 7232841146091856105 n

Kënga është finalizuar edhe me një klip, në të cilin Dafina nuk heziton që si çdo herë tjetër të shfaqë anën e saj sensuale.

Për ana vizuale të projektit janë kujdesur produksionit SmartMotion Film.

Dafina dhe Albani vazhdojnë të jenë mjaft aktivë me projekte muzikore, të cilat priten kryesisht mirë nga fansat e tyre. /Telegrafi/