Alban Reka është portier më të ardhme që aktualisht mbron ngjyrat e Flamurtarit të Prishtinës.

Mosha e tij e re, 18 vjeç, bën që ai të premtojë shumë.


Si portier i dytë me ekipin e parë të Flamurtarit është tubuar shtatë herë, ku pret edhe të debutojë në të ardhmen.

51161258 2402278453135408 4228099310945828864 n e1556816117185

“Ka shtatë vite që stërviti si portier. Kam filluar në klubin Bardhoshi të Prishtinës. Kam qenë edhe te Prishtina për gjysmë sezoni”.

“Një lëndim më ka lënë pas, por nuk jam dorëzuar”.

50480584 2389844247712162 702405282369634304 n

“Kam qenë te Shkolla e futbollit ‘Shqiponjat’ për tri vite deri në kategorinë e kadetëve. Paraqitjet e mira ranë në sytë e Prishtinës që më ofruan. Për dy vite kam qëndruar aty. Kam ushtruar me ekipin e parë”.

31729723 2003740872989170 2645895125024112640 n

“Këtë edicion kam kaluar te Flamurtari ku ka mbrojtur te juniorët, por stërvitjet i bëjë me ekipin e parë”.

47293019 2306339102729344 2331407741186211840 n

“Trajner i portierëve është Labinot Qosa nga i cili po mësoj shumë. Edhe Flamur Neziri më këshillon shumë dhe më ndihmon. Po kaloj shumë mirë te Flamurtar”, ka thënë i riu Reka për Telegrafin.

51762271 2402278496468737 7277704766040309760 n

Ai shpreson që të debutojë në Superligë sa më shpejtë, ndërsa në të ardhmen pse jo ta sprovojë vetën edhe jashtë vendit.

“Fillimisht do të doja ta provoja vetën në Superligën e Kosovës, pastaj pse jo edhe jashtë vendit”, përfundoi Reka. /Telegrafi/  

telegrafi sport app