Alba Vukaj reagon pas daljes nga Big Brother: Eksperiencë e jashtëzakonshme, emocione nga më të ndryshmet

Alba Vukaj është larguar të hënën (15 janar) nga Big Brother VIP Kosova 2.
Pas një televotimi të papritur, rezultoi që bukuroshja shkodrane të ishte më pak e votuara, e me këtë rast edhe të linte plotësisht garën.
Ajo ka reaguar pas daljes duke thënë se kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme.

"Eksperiencë e jashtëzakonshme, emocione nga më të ndryshmet. Mirënjohëse pa fund për mbështetjen e familjes, shoqërisë dhe gjithë publikut që më përkrahu dhe besoj te unë, në momente të bukura dhe sidomos të vështira", ka shkruar ajo.
Ish-konkurrentja theksoi: "Ndihem mirë kur më kuptojnë njerëzit".

Ndërkohë, kanë mbetur edhe pak javë deri në finalen e madhe të Big Brother.
Finalja pritet të mbahet më 2 shkurt dhe banorët garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/































































