Dy ish-partnerët, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, duket se u pajtuan ditën e djeshme (e diel).

Por duket se banorja është e pakënaqur me trajtimin e Limit gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.


Ajo në një bisedë me të, i thotë se po i bën gjërat vetëm për vëmendje.

"Ti me gjërat që po i bën, vazhdo funksiono për kamerat dhe protagonizëm. Po më bën mua triko lojëra. S'ka më. Jeto i lumtur këtu, shko krijo histori romantike me tjetrën", u shpreh ajo.

Tutje tha që po trajtohet si lodër nga Limi dhe se po bën sërish gjeste me femrat e tjera.

"Kam dalë femër e fëlliqur me këto që po bën ai. Nuk jam unë për t'u trajtuar si lojë këtu", theksoi tutje.

E njëjta e ka përmendur sërish se do të largohet nga ky format, për të lënë atë të bëjë çfarë të dojë. /Telegrafi/