Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, po ndjen mall për Lim Hotin.

Duke e quajtur 'idiot', ajo u shpreh se i mungon shumë.


“Ia ha zemrën unë atij idioti që nuk është këtu. Ah more idiot, sa më mungon”, tha ajo.

Foto: Instagram

Limi ndërkohë u largua nga shtëpia e Big Brother vetëm pak ditë më parë për arsye personale.

Gjatë qëndrimit shkaktoi debate, polemika e përplasje të forta me banorët.

Veç kësaj, krijoi një histori dashurie të shkurtër me Dolcen, së cilës i dha fund brenda pak ditësh.

I njëjti më pas u rikthye me Albën, gjë që ngelet për t'u vazhduar edhe jashtë, ndonëse patën ulje e ngritje të shumta. /Telegrafi/