LAJMI I FUNDIT:

Alarmi për grimcat PM 10 hyjnë në fuqi edhe në Gostivar, nuk ka të dhëna për Tetovën

Alarmi për grimcat PM 10 hyjnë në fuqi edhe në Gostivar, nuk ka të dhëna për Tetovën

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot informoi se për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit, rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit për grimcat PM 10 hyjnë në fuqi edhe në Gostivar.

“Në bazë të Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufi në lidhje me nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmit, afatet për arritjen e vlerave kufi, kufijtë e tolerancës për vlerat kufi, vlerat e synuara dhe synimet afatgjata ( Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183, datë 14.12.2017) e cila përcakton pragun e alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalim i vlerës prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve me radhë) dhe parashikimin e motit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, ju njoftojmë se e njëjta është tejkaluar në pikën matëse në Gostivar”, thuhet në kumtesën e sotme të MMJPH-së.


Theksojnë se për shkak të problemeve me sistemet e rrjetit në MMJPH dhe instalimit të pajisjeve të reja serverike, të dhënat nga lokacionet matëse: Tetovë dhe Gjevgjeli nuk janë në dispozicion.

Në tabelë janë treguar përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikat matëse ku është tejkaluar pragu i alarmit.

“Nga ana e MMJPH është dorëzuar informacion për tejkalimin e pragut të alarmit deri te Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor, Drejtoria për mjedis jetësor, zyra për komunikim me publikun në MMJPH, Instituti për Shëndet Publik dhe Komunës së Gostivarit përkatëse për episodin e ndotjes alarmante të ajrit”, informojnë nga Ministria.

Dje Qeveria bëri të ditur se këto rekomandime hyjnë në fuqi në Shkup, Kërçovë, Strumicë dhe Kavadar.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori