LAJMI I FUNDIT:

Alarmi për drogën, Lu takon Nishanin

Alarmi për drogën, Lu takon Nishanin

Dy ditë pas deklaratës së presidentit të Shqipërisë Bujar Nishanit, për thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për situatën e kanabisit në vend, sot ky i fundit ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Shqipëri Donald Lu.

Qëllimi i këtij takimi nuk është bërë i ditur zyrtarisht. Një ditë më parë kreu i shtetit njoftoi se do të mbledhë më 11 nëntor Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.


Ndërkohë që vetëm një ditë më parë, ambasadori Lu foli me tone të ashpra dhe me emra konkretë për politikanët e inkriminuar që janë larguar, duke theksuar se “po punojmë për arrestimin e peshqve të mëdhenj”. /Telegrafi/