Rreth njëmijë biznese janë shuar në mënyrë vullnetare nga fillimi i këtij viti, kurse rreth 4200 janë regjistruar si biznese të reja, tregojnë zyrtarët qeveritarë.
Ata tregojnë se shifrat e shuarjes gjatë këtij viti, janë më të larta se viteve tjera, por që sipas tyre, këto veprime të bizneseve janë normale, sikurse në vendet tjera të zhvilluara të Evropës. Ndërkaq, vitin e kaluar, 2200 ka qenë numri i bizneseve të shuara.
Kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, në kuadër të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, Gazmend Mejzini, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se bizneset e shuara kryesisht janë ndërmarrje të vogla të mesme apo biznese familjare.
“Kryesisht shuarja vullnetare nuk kërkon ndonjë arsye të veçantë,kjo është një dukuri që ndodh në të gjitha shtet e zhvilluara. Ne kemi bërë disa analiza dhe hulumtime edhe në shtetet që konsiderohen me ekonomi të zhvilluar dhe konsoliduar. Konkretisht kemi marrë shembullin e Britanisë se Madhe, atje regjistrohen për çdo vit 500 mijë biznese, kurse 300 mijë prej tyre shuhen në mënyrë vullnetare”, tha Mejziu.
Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismail Kastrati, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se ambienti i pafavorshëm ekonomik dhe konkurrenca jo e drejtë janë faktorë që obligojnë shuarjen e bizneseve.
Ai madje shprehet se disa biznese të shuara veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në mënyrë joformale, të cilat nuk kanë paguar obligimet tatimore.
“Koha për të hapur biznes të ri në Kosovë nuk është e volitshme, është një konkurrencë jo legale. Kështu që bizneset e provojnë fatin, por nuk mund të mbijetojnë kur ekonomia e Kosovës nuk është duke lulëzuar, por përkundrazi është në krizë të përhershme”.
“Kështu që është vështirë të gjenden biznese, pavarësisht se ata rrezikojnë dhe provojnë fatin. Por, kanë probleme dhe tërhiqen shpeshherë në mënyrë vullnetare”, ka thënë Kastrati.
Një faktor tjetër që mund të ndikojë në mbylljen e bizneseve të vogla, sipas Kastratit është edhe hapja e një numri të madh të qendrave tregtare në qytete dhe periferi.
“Sigurisht që qendrat tregtare nëse ato hapen brenda në qytet, rrezikojnë bizneset e vogla. Këto qendra jo se i kanë çmimet më te lira, por qytetarët kanë iluzione se në këto qendra mund të shërbehen me çmime më të lira dhe orientohen tek to. Kështu që afër këtyre qendrave, bizneset e vogla nuk mund të mbijetojnë”, thotë Kastrati.
Sidoqoftë, ekspertë për çështje ekonomike, tashmë sa herë kanë ngritur shqetësimin se më shuarjen e bizneseve, shuhen edhe vendet e punës, gjë që ndikon në rritjen e shkallës së papunësisë në Kosovë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën