LAJMI I FUNDIT:

Alarmante gjendja nga aksidentet e lehta me lëndime të rënda

Alarmante gjendja nga aksidentet e lehta me lëndime të rënda

Rritja enorme e aksidenteve të komunikacionit me dëme të vogla materiale, por më lëndime të rënda trupore, po konsiderohet si shqetësim i madh për Industrinë e Sigurimeve, por edhe për qytetaret që i kanë shkaktuar ato, pasi që një numër i madh i tyre duhet të përballen me Institucionet e drejtësisë padrejtësisë pasi që individë të caktuar duket tentuar të përfitojnë sa më shumë po iu ofrojnë kompanive të sigurimeve dëshmi për lëndime të rënda trupore, deri sa makina e tyre është gërvisht më pakë se 10 centimetër.

Organizuar nga Shoqata e Sigurimeve e Kosovës të mërkurën në Prishtinë është organizuar tryeza “ Numri alarmant i të lënduarve lehtë në aksidentet të komunikacionit” e ku pjesëmarrës në të kanë qenë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, zyrtare të Policisë së Kosovës, përfaqësues të bankës Qendrore të Kosovës, drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, drejtori i mjekësisë ligjore, por edhe drejtues dhe përfaqësues të kompanive të sigurimeve që operojnë në vendin tonë


Në hapjen e takimit, drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku ka thënë se bazuar në të dhëna që kemi ne nga kompanitë e sigurimeve veç e veç, por bazuar edhe në të dhëna publike të Policisë së Kosovës, shihet se në vazhdimësi kemi një rritje të aksidenteve më dëmtime minimale materiale, por bazuar në dokumentet që ata sjellin në kompani të sigurimeve për rimbursim, shihet se shuma e mjeteve për trajtim shëndetësor është jashtë çdo normale.

“Ta zëmë, ne kemi pasur raste kur dëmi në makinë nga aksidenti është 100 euro, e dëmi shëndetësor mbi 5000, apo edhe më shumë euro. Shpesh herë nuk përputhet diagnoza, apo edhe incizimet me të dhënat e personit në fjalë. Nuk janë të vogla rastet kur qytetaret sjellin nëpër kompani incizime të vjetra të personave të tjerë, madje ato as nga afër nuk përkojnë me diagnozën e qytetarit i cili aplikon për rimbursim në kompani të sigurimit. Fatkeqësisht janë në rritje kërkesat e qytetareve që aplikojnë për rimbursim me diagnozë të njëjtë e që fatkeqësisht disa nga to është e vështirë të verifikohen më pastaj nga ne”, ka thënë drejtori Mazreku.

Sipas tij, rastet e tilla pa dyshim se dëmtojnë rëndë kompanitë e sigurimeve, pasi që ato në shumë raste detyrohen të paguajnë shuma të mëdha parash, e në realitet ka dyshime të bazuara se rasti në fjalë mund të mos jetë ashtu siç atij i figuron në dokumente shëndetësore.

Gërxhaliu tha se gjykatat e Kosovës nuk po i sjellin të gjitha rastet e aksidenteve për autopsi. “Kjo është tejet shqetësuese dhe gjithmonë gjykatat arsyetohen se familja nuk dëshiron. “Jo të gjitha gjykatat në Kosovë nuk i sjellin në autopsi. Shpesh ndodhë me pretekstin që nuk dëshiron familja”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij, mbi 90 % të rasteve të vdekjeve në komunikacion janë si pasojë e mos vendosjes së rripit të sigurisë.

Po ashtu, edhe Besarb Blakaj, kryetar i bordit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës ka thënë se në praktikë hasin shumë raste kur pjesëmarrësit në aksident të cilët nuk kanë pësuar ndonjë lëndim trupor udhëzohen nga palët e treta, avokat, apo edhe dikush tjetër për tu vizituar në emergjencë, apo Qendrën e Mjekësisë Familjare pas kalimit të më shumë se 3-4 javësh pas ndodhjes së aksidentit me qëllim të përfitimit nga sigurimi.

“Ajo që duhet të potencohet në këtë tryezë është se Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar rregulloren e veçantë me të cilën është rregulluar në saktësi se çfarë dokumentacioni duhet prezantuar palët e dëmtuara. Sipas kësaj rregulloreje, dokumentacioni mjekësor valid dhe i pranueshëm për kompanitë e sigurimeve është vetëm ai dokumentacion i cili në thelb parësor ka vizitën mjekësore më së largu 24 orë nga koha e ndodhjes së aksidentit”, ka thënë ai.

Kurse Faton Hasani, zëvendëskryetar i bordit në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës gjatë tryezës tha se kompanitë e sigurimeve janë lodhur shumë nga tendenca për mashtrim dhe kompensim.

Ai paralajmëroi së tash e tutje kompanitë e sigurimeve do të hulumtojnë dhe identifikojnë rastet kur persona të caktuar tentojnë të përfitojnë nga drejtë duke dëmtuar kompanitë e sigurimeve në vendin tonë që sipas tij luajnë një rol të rëndësishëm si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë social.

Edhe Basri Lenjani, drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Emergjente të Kosovës nuk i përjashtoi mundësitë e keqpërdorimeve, por ai ftoi publikisht të gjithë të pranishmit që të flasin konkretisht me emra në rastet kur dyshohet se diagnoza që ia ka shënuar mjeku nuk përputhet me gjendjen reale të personit që ka qenë pjesë e aksidentit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori