Dhuna fizike dhe psikike në institucionet edukativo-arsimore, mbetet një problem shqetësues për shoqërinë e Kosovës.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Policinë e Kosovës janë raportuar 567 incidente të ndryshme që kanë ndodhur në shkolla ose në afërsi të objekteve të shkollave në Kosovë.
Për dhunën në shkolla flasin edhe vetë fëmijët, të cilët tregojnë se dhuna është përditshmëri.
Nxënësja e klasës së nëntë në njërën nga shkollat e Prishtinës flet për Radion Evropa e Lirë, për fenomenin e dhunës në shkollë .
“Ka raste të dhunës në shkolla. Për arsye të ndryshme ndodh dhuna, si kur prishet qetësia në klasë për shembull, që është mjaft banale. Nuk jemi ankuar asnjëherë, sepse kemi konsideruar që nuk merren parasysh ankesat tona”, tregon ajo.
Psikologët në vend thonë se nevojiten masa konkrete që dhuna të mos përdoret në shkolla, pasi ndikon negativisht në zhvillimin normal të fëmijëve.
Besnik Peci, psikolog, thotë se duhet pasur më shumë trajnime për mësimdhënës, në mënyrë që të aplikohen rregullat e reja adekuate në raport me nxënës.
“Dhuna mbetet fenomen shqetësues në shkolla. Dhuna në kontekstin kulturor, në të cilin kemi jetuar, ka qenë jo formalisht e legjitimuar. Tash, pas luftës, dhuna është fenomen negativ që ndikon negativisht në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve. Duhet të merren masa konkrete që dhuna të mos përdoret, por edhe dhuna emocionale e që mund të bartet te nxënësit përmes linçimit, ofendimit, ngacmimit dhe stigmatizimeve të ndryshme”, thotë Besnik Peci.
Sipas tij, ky fenomen do të zbutej nëse jo eliminohej tërësisht, nëse do të trajtoheshin me kujdes problemet, edhe ato personale.
“Mungesa e psikologëve në shkolla, është një fakt i rëndësishëm që ndikon se pse ka kaq shumë dhunë në shkollë. Mungesa e trajtimit të problemeve personale të njerëzve, bën që edhe mësimdhënësit edhe nxënësit ta praktikojnë dhunën dhe mungon një psiko-edukim, por mungojnë edhe trajnimet që flasin për rregullat e reja adekuate që duhet të aplikojnë mësimdhënësit’’, vlerëson ai.
Por, zyrtarë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, thonë se ekziston infrastruktura ligjore që ndalon përdorimin e dhunës fizike nëpër shkolla.
Merita Jonuzi, nga kjo ministri, thotë se derisa në vitet paraprake janë raportuar 3 deri në 4 raste të dhunës në shkolla, vitet e fundit raportohen rreth 40 raste, gjë që tregon se tashmë vetëdija për raportim të dhunës është më e lartë.
“Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Zyrën për qeverisje të mirë në Kryeministri, ka krijuar një sistem të parandalimit dhe referimin e dhunës në shkolla, duke fuqizuar protokollin për parandalim, dokument ky që obligon një varg institucionesh për ta trajtuar dhunën në shkolla, pasi që kjo kërkon qasje shumëdimensionale dhe multi-sektoriale të trajtimit të problemit”.
“Kjo ka filluar të zbatohet në shkollat e Kosovës, duke mbajtur trajnime, duke prodhuar materiale didaktike dhe kemi krijuar modulin e incidenteve në shkolla në sistem të menaxhimit të informatave në arsim që ne të kemi një sistem të referimit dhe duke parë perspektiven e qasjes shumëdimensionale të trajtimit të problemit”, thotë Jonuzi.
Shqetësimet e tyre për këtë dukuri i paraqet edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës.
Drejtori i këtij Këshilli, Bajram Beqiri, tregon se kanë kërkuar nga të gjitha institucionet kompetente të arsimit, që dhuna fizike dhe psikike nëpër shkolla, të ndalohet.
“Ne gjithmonë e kemi kundërshtuar dhunën dhe kemi thënë se është e patolerueshme. Kemi kërkuar nga organet relevante që kjo dukuri të eliminohet, por fatkeqësisht kjo po ndodh ende. Numër të saktë (të rasteve) të dhunës nuk kemi, por si fenomen është shqetësues. Ministria e Arsimit ndonëse po bën përpjekje, nuk ia ka dalë, për shkak se ende ka raste të dhunës. Ne, si Këshill i prindërve e shohim si shumë shqetësues. Mendoj se edhe prindërit duhet të jenë më komunikues, pasi që jo gjithmonë mësimdhënësit janë ata që ushtrojnë dhunë’’, thekson Beqiri.
Për parandalimin e kësaj dukurie, në vitin 2013, Qeveria e Kosovës ka miratuar një rregullore për Protokollin për parandalim dhe referim të dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën