LAJMI I FUNDIT:

Alarm për sulme në Gjermani: Policia gjen eksploziv në tregun e Krishtlindjes (Foto)

Alarm për sulme në Gjermani: Policia gjen eksploziv në tregun e Krishtlindjes (Foto)

Policia në qytetin gjerman Potsdam ka bërë të ditur se ka gjetur një pajisje shpërthyese të vendosur shumë pranë tregut të Krishtlindjeve.

Pajisja në fjalë ishte dërguar në një barnatore në jugperëndim të Berlinit, dhe ishte parë që kishte tela që zgjateshin jashtë pakos së dërguar.


Më vonë, policia tha që brenda saj gjeti eksploziv ndërsa pajisja u asgjësua nga autoritetet gjermane, transmeton Gazeta Metro.

Dhjetorin e kaluar, 12 persona ishin vrarë kur një terrorist kishte rrëmbyer një kamion dhe me të kishte shkelur turmën nëpër tregun e Krishtlindjes në Berlin.

Më shumë se 2,600 tregje të tilla festive janë hapur nëpër Gjermani të hënën, dhe ato i sjellin Gjermanisë rreth 2 miliardë euro në vit.