LAJMI I FUNDIT:

Alarm për mjet shpërthyes në një shkollë fillore në Kavadar

Alarm për mjet shpërthyes në një shkollë fillore në Kavadar

Alarm për mjet shpërthyes u dërgua në mëngjes në një shkollë fillore në Kavadar, informoi zëdhënësi i SPB Veles, Riste Samarxhiev.

“Rreth orës 8:20 në Stacionin policor Kavadar u denoncua se në adresë elektronike në një shkollë fillore u dërgua kërcënim për mjet të vendosur shpërthyes. Menjëherë pas denoncimit, nga nëpunësit policorë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurtë të shkollës”, sqaroi Samarxheiv.


Ai shtoi se në vijim janë kontrolle antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Javën e kaluar, kërcënime të tilla janë dërguar në gjashtë shkolla fillore dhe të mesme në Kavadar dhe u tregua se paralajmërimet kanë qenë të rreme.