LAJMI I FUNDIT:

​Alarmi për mjet shpërthyes te Rektorati doli të jetë i rremë

​Alarmi për mjet shpërthyes te Rektorati doli të jetë i rremë

(I përditësuar) – Policia e Kosovës ka larguar shiritat nga hapësirat e bllokuara te Rektorati i Universitetit të Prishtinës, pasi alarmit për mjet shpërthyes.

Njësiti antibombë i policisë është larguar nga vendi i ngjarjes pasi gjatë inspektimit doli të mos ketë asnjë mjet shpërthyes.


Kërcënimi se në hapësirat e Rektoratit është vendosur një mjet shpërthyes kishte ardhur më herët përmes e-mailit.

Alarm për bombë, policia rrethon Rektoratin e UP-së

Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës pasi në adresën elektronike të këtij institucioni ka ardhur një e-mail me përmbajtje kërcënuese.

Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pranuar një kërcënim me bombë dhe më pas zyrtarët e këtij institucioni e kanë lajmëruar policinë.

“Kemi pranuar një e-mail anonim që është vendosur një bombë dhe e kemi dërguar informacionin në polici dhe tani policia e kanë rrethuar vendin dhe janë duke e trajtuar rastin”, ka deklaruar rektori i UP-së, Naser Sahiti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se në bazë të informacioneve të para, bëhet fjalë për kanosje të dyshimtë që ka ardhur përmes postës elektronike.

“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka deklaruar Borovci.

Në vend të ngjarjes pos njesisë së deminimit është dërguar edhe njësia K-9 (njësia manovruese me qen të stërvitur).

Aktualisht zona te Rektorati i Universiteti “Hasan Prishtina” është bllokuar nga policia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori