LAJMI I FUNDIT:

Alarm i rrejshëm kërcënimi me bombë në shkollën “Xhevdet Doda”

Alarm i rrejshëm kërcënimi me bombë në shkollën “Xhevdet Doda”
Foto nga portalid.com

Kërcënimi me bombë në shkollën “Xhevde Doda” doli të jetë alarm i rrejshëm.

Policia e Kosovës nuk ka gjetur ndonjë mjet të dyshuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Alarm për bombë në Shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, evakuohen nxënësit

Një alarm për bombë në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë, i dërguar përmes postës elektronike, ka bërë që policia të evakuojë nxënësit dhe personelin e shkollës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 11:00 është pranuar  informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”, ka thënë Borovci.

​Alarmi për mjet shpërthyes te Rektorati doli të jetë i rremë
Lexo po ashtu ​Alarmi për mjet shpërthyes te Rektorati doli të jetë i rremë

Ai ka thënë se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë.

“Ndërkohë që  në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës,  specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë  informatën”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori