Alarm për bombë në një shkollë në Fushë-Kosovë, policia në vendngjarje

Policia e Kosovës ka reaguar pas një informate që lidhej me dyshime për një shpërthim të mundshëm në një shkollë në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për media se policia është njoftuar rreth orës 14:30 për rastin dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën,” ka deklaruar Ahmeti.
Sipas saj, njësitet përkatëse të policisë janë ende në terren dhe po verifikojnë të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast.



















































