LAJMI I FUNDIT:

Alarm në Evropë, Shqipëria mund të jetë me interes për mafian në “Euro 2016”

Alarm në Evropë, Shqipëria mund të jetë me interes për mafian në “Euro 2016”

Organizatorët dhe autoritetet e Kampionatit Evropian, që do të luhet në Francë gjatë kësaj vere, 10 qershor-10 korrik, kanë ngritur një sistem në shkallë të gjerë, për të parandaluar skandalet e mundshme të fiksimit të ndeshjeve.

100 ditë para fillimit të “Euro 2016”, autoritetet dhe organizatorët nuk janë të shqetësuar vetëm për sigurinë. Një tjetër temë e ndjeshme është ndikimi i mafies në këtë aktivitet, duke fiksuar rezultate ndeshjesh. Për muaj të tërë, UEFA, shërbimet e policisë dhe llotaritë kombëtare franceze, takohen për të parandaluar dhe evidentuar fiksimin e mundshëm të ndeshjeve në “Euro 2016”.

Një tjetër temë e ndjeshme është ndikimi i mafies në këtë aktivitet, duke fiksuar rezultate ndeshjesh. Për muaj të tërë, UEFA, shërbimet e policisë dhe llotaritë kombëtare franceze, takohen për të parandaluar dhe evidentuar fiksimin e mundshëm të ndeshjeve në “Euro 2016”.


Edhe pse rreziku është i ulët për një ngjarje të kësaj shkalle, autoritetet mbeten vigjilente. Rreziku i rrjeteve mafioze dhe interneti nuk përjashton çdo mundësi. Vështirë të imagjinohen ekipe kombëtare që “shesin veten” në një Kampionat Evropian të Futbollit, por ka tundime të pashmangshme, analizon një oficer të policisë, i kontaktuar nga “Evropa 1”. Dy gjëra, në mënyrë të veçantë, tërhoqën vëmendjen e autoriteteve.

Së pari, numri i vendeve të kualifikuara, nga 16 në 24, çka e rrit automatikisht numrin e kombëtareve në Paris. Vendet e vogla, si Shqipëria, për shembull, mund të jenë me interes për rrjetet kriminale. Nga ana tjetër, mundësitë janë pothuajse pa fund në baste, shkruan telesport.al.

Në Evropë, kriteret janë mjaft të kufizuara, por në Azi, faqet e specializuara të internetit ofrojnë baste në pothuajse gjithçka. Për shembull, është e mundur të vësh bast për një karton të verdhë, apo lëndim. Nën presionin e rrjeteve kriminale, pra të mafias, mund të vihet një lojtar, trajner apo, pse jo, një arbitër.

Duke pasur parasysh këto rreziqe të mundshme, software me algoritme shumë të fuqishme të zbatohen për të zbuluar bastet masive në internet. Një shërbim i policisë gjyqësore, të trajnuar në këtë drejtim, do të nisin hetimet në ndonjë rast urgjent. “Tracfin”, platforma “Bercy”, që gjurmon lëvizjet jonormale të parave, është mobilizuar në rast të ndonjë ngjarjeje të pashembullt. “Europol” dhe “Interpol” janë të integruar në këtë drejtim me paisje speciale.

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori