LAJMI I FUNDIT:

Alaba paralajmëron Italianë: Austria do ta vazhdojë ëndrrën

Alaba paralajmëron Italianë: Austria do ta vazhdojë ëndrrën

Ylli i Austrisë, David Alaba, ka paralajmëruar Italinë përpara ndeshjes së 1/8 në Euro 2020, duke thënë se në futboll, gjithçka është e mundur.

Kapiteni, i cili kompletoi transferimin nga Bayern Munchen në Real Madrid, foli për Sky Sport Italia në lidhje me ndeshjen e së shtunës në Wembley.


“Për mua, ndeshja kundër Italisë ka shumë rëndësi, do të jetë një lojë e veçantë për të gjithë Italinë dhe për të gjithë Austrinë”.

“Fuqia jonë është kolektivi. Sigurisht, ne kemi disa lojtarë të një cilësie të shkëlqyeshme, por forca jonë është shpirti i ekipit në fushë”.

“Ne duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë, le të shkojmë në Londër për të vazhduar këtë ëndërr. Nuk do të jetë e lehtë kundër Italisë, ne kemi parë futbollin e shprehur nga skuadra e [Roberto] Mancini në muajt e fundit. Por, në futboll, gjithçka është e mundur”, deklaroi futbollisti që luan në disa pozita.

Alaba shpreson të kufizojë sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile, që e konsideron si shumë të rëndësishëm.

“Immobile është një sulmues i vërtetë. Ai është i kompletuar, i rrezikshëm dhe i ftohtë në zonën e golit. Ai di si të vendosë ndeshjet dhe të shënojë edhe nga mundësia më e vogël”, deklaroi Alaba. /Telegrafi/