LAJMI I FUNDIT:

Al Trade vazhdon aktivitetin për nder të 22 vjetorit – një ndër to është Hiking në Pikën e Gjeravicës!

22 vjet Al Trade, përkushtim dhe punime nga më të mirat, 22 vjet gjithmonë afër qytetarëve, mund dhe sakrificë për të sjellë më të mirën e mundshme dhe me mijëra qytetarë të punësuar.

Përmes aktiviteteve Al Trade do jep mesazhe që reflektojnë punën dhe përkushtimin që Al Trade ka pas ndër vite.

Nje ndër këto aktivitete është Hiking në pikën më të lartë në Kosovë, Majën e Gjeravicës.

Gjatë këtij aktiviteti stafi i Al Trade e shijuan dhe eksploruan natyrën e kësaj pjese duke parë pamje piktoreske gjatë ecjes dhe pasi që arritën në pikën më të lartë.

Al Trade nuk do të ndalet  së valëvituri flamurin me emblemën si shenjë falenderimi për stafin, klientët, bashkëpunëtorët, kontributdhënësit , sepse suksesi vie natyrshëm bashkë me secilin nga ju!

Al Trade Center edhe një herë dëshmon se me përkushtim dhe mund, arrihen pikat më të larta.

Në kuadër të aktiviteteve të 22 vjetorit, ky ishte shumë i veçantë.

Të eksplorosh natyrën është ndjesi që s’mund të përshkruhet dot me fjalë.

Aty e kuptojmë se ne jemi element i saj, dhe se inspirimin që marrim nga natyra mund ta përkthejmë në punë duke krijuar gjëra të mrekullueshme për njerëzimin.

Ne nuk do të ndalemi së valëvituri flamurin me emblemën tonë si shenjë falenderimi për kontributdhënësit , sepse suksesi na vie natyrshëm bashkë me secilin nga ju!

Ndiqeni videon më poshtë dhe shihni pamje gjatë ecjes dhe arritjes në pikën më të lartë nga stafi Al Trade.

 Së bashku jemi të lumtur!

Artikull i sponzorizuar