LAJMI I FUNDIT:

Al Petrol dekorohet me mirënjohje si kontribues për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Al Petrol dekorohet me mirënjohje si kontribues për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, AL Petrol dekorohet me mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit. Këtë çmim AL Petrol e pranoi nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“Vlerësimi që na u dha sot nga Presidenti i Kosovës, Thaçi, është një shtytje shtesë që të ecim përpara. Duke u zhvilluar kompanitë e duke u zhvilluar ekonomia shteti ynë i ri do të jetë aq më shumë i fuqishëm. Andaj dua të besoj që nuk do të ndalemi së punuari sepse vetëm më punë do të ecë shteti përpara”, u shpreh Presidenti i AL Petrol, Latif Kryeziu pas marrjes së mirënjohjes.

Ai shtoi se AL Petrol vazhdon të angazhohen që qytetarëve të Republikës së Kosovës t’ju ofroj shërbime dhe produkte të standardeve më të larta botërore.

Së fundmi AL Petrol, ka nënshkruar kontratë me kompaninë më të madhe për derivate në botë, kompaninë Shell, e që shumë shpejt do të ribrendohen pikat me këtë emër. /Telegrafi/