LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari për përgatitje të sulmit terrorist ndaj komunitetit LGBTI, thotë se në rrjetin “Telegram” e kishte pyetur një person si ndërtohet bomba

I akuzuari për përgatitje të sulmit terrorist ndaj komunitetit LGBTI, thotë se në rrjetin “Telegram” e kishte pyetur një person si ndërtohet bomba

 I akuzuari Blend Vrajolli gjatë dhënies së mbrojtjes të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pohoi se kishte zhvilluar një bisedë me një person me emrin “Muhaxheri” në rrjetin social “Telegram”, duke e pyetur se si mund të bëhej një dron me bombë.

“Po, kjo ishte vetëm një pyetje nga kureshtja dhe nuk kishte qëllim konkret”, tha i akuzuari.


Vrajolli po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se ka kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës“.

I akuzuari tha se asnjëherë nuk ka biseduar lidhur me këtë komunitet, kurse sqaroi se nga viti 2014 bashkë me familjen e tij kishin shkuar në Francë, duke kërkuar azil, ndërsa në Kosovë ishte kthyer me 15 mijë euro.

Sipas tij, 10 mijë euro i kishte shpenzuar për të blerë banesë, e pjesën tjetër për shpenzime të udhëtimit në Arabinë Saudite, ku kishte shkuar më 2023 me qëllim të kryerjes së ritualeve fetare bashkë me dy persona tjerë.

Vrajolli tha se me të arritur në pikën kufitare Maqedoni-Kosovë, pas kthimit nga Arabia Saudite, i kishin ndalur Policia e Kosovës, ku zyrtarët policorë i kishin thënë se ai duhet të ndalohet e të merret në pyetje në cilësi të dëshmitarit për përgatitjen e veprave terroriste, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas Vrajollit, jo gjithçka që është thënë në Polici është shënuar nga ta dhe se gjatë marrjes në pyetje nga zytarët policorë, ka sqaruar se qëllimi i ardhjes në Kosovë nuk ishte kryerja e veprave terroriste.

Gjithashtu, i akuzuari Vrajolli tha se zyrtarët policorë i kishin pyetur se a ka mendim për serbët, për komunitetin LGBTI, për hoxhallarët dhe a shkon në xhami, duke shtuar se gjatë dhënies së dëshmisë nuk e ka pasur prezent mbrojtësin e tij.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 15 shtator 2023, ka ngritur aktakuzë kundër Blend Vrajollit, me nofkën “Ebu Ubejdi“, i cili ngarkohet se më 21 shkurt 2023, me rastin e udhëtimit nga Arabia Saudite përmes Aeroportit të Shkupit për në Kosovë, e me rastin e ndaljes dhe kontrollit në pikën kufitare Hani i Elezit, në stop-listë e duke sjellë mesazhin dhe harta të pranuara përmes profilitt të tij “Proxyal“ në rrjetin social “Telegram“ të pranuar nga personi me emrin “Dagllas“ Muhaxheri, ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë.

Sipas aktit akuzues, thuhet se Vrajolli kishte bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me nitrate dhe kalcium, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdar, ku n ë  të njëjtën ditë ai arrestohet nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime, Vrajolli akuzohet se ka kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës“, nga neni 138, paragrafi 1  lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste nga neni 129, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori